Flash News

KRYESORE

Fitoi 10 mijë dollarë nga bastet, shkarkohet nga detyra prokurori Artur Selmani

Fitoi 10 mijë dollarë nga bastet, shkarkohet nga detyra prokurori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

Selmani është një nga ish-kandidatët që u bë pjesë e garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

KPK tha gjatë seancës së ballafaqimit se Selmani ishtë i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi iu gjetën disa probleme gjatë hetimit të bërë në tre kritere: pasuri, integritet dhe aftësi profesionale.

Kujtojme se prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë dollarësh.

Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, Selmani në vitin 2017 ka fituar 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Të fundit