Flash News

KRYESORE

Fitoi azil në Norvegji pas kërcënimeve, gazetari solidarizohet me Klodiana Lalën: Tentativë e pastër për t’i mbyllur gojën

Fitoi azil në Norvegji pas kërcënimeve, gazetari solidarizohet me

Ngjarja e mesnatës së mërkurës, ku u qëllua me 10 plumba shtëpia e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala është pasuar me reagime të shumta.

Mes tyre është edhe gazetari nga Gjirokastra, Telnis Skuqi, i cili rreth katër vite më parë fitoi familarisht azil politik në Norvegji pas disa kërcënimeve që mori, kur publikoi disa materiale rreth kultivimit të drogës në jug të vendit.

Skuqi e konsideron ngjarjen si të tmerrshmë, ndërsa shton se ata që kanë frikë të përballen me të vërtetën, përdorin armët.

“Ata që qëllojnë me breshëri në mesnatë, thjeshtë janë langaraq. E tmerrshme ngjarja e sotme. Kanë frikë të përballen me të vërtetën dhe përdorin armët për t'i mbyllur gojën gazetares. Lapsi është më i fortë se plumbi. Jam me ty, Klodiana Lala!”, thekson Skuqi.

Të fundit