Flash News

KRYESORE

Fitoi betejën me vettingun, por ku ndodhet Adriatik Llalla? Flet avokati i ish-kryeprokurorit

Fitoi betejën me vettingun, por ku ndodhet Adriatik Llalla? Flet avokati i

Pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të Adriatik Llallës, gazetarët kanë ngritur një tjetër pyetje për avokatin që e përfaqësonte në seancën e sotme.

Sokol Hazizaj është pyetur për vendndodhjen e Llallës, ndërsa në seancën e parë paraqiti një prokurë të përkthyer në turqisht, përmes të cilit i kalonte të gjitha përgjegjësitë ligjore për ta përfaqësuar.

Avokati refuzoi të përgjigjej dhe tha: Unë tregoj adresën time jo të Adriatik Llallës.

Nga ana tjetër, Llalla është përfolur se mund të ndodhet në Gjermani bashkë me familjen e tij, aktualisht po hetohet për 4 vepra penale:  Refuzimi për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”,  “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a,  179/a,  287 dhe 248 të Kodit Penal.

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pas dorëheqjes së tij. Me këtë vendim, Adriatik Llalla i shpëton vettingut.

Të fundit