Flash News

KRYESORE

Fitoi çmimin “Nobel” në letërsi, Ishiguro: Mendova se ishte “fake news”

Fitoi çmimin “Nobel” në letërsi, Ishiguro: Mendova

Mbizotërimi i “fake news” ka bërë dhe fituesin e çmimit “Nobel” Kazuo Ishiguro që të dyshojë për trofeun e marrë.

 “Fillova ta besoja se lajmi ishte i vërtetë vetëm kur BBC më telefonoi. Në këtë epokë të lajmeve të rreme, mendova se ndoshta ishte një gabim”, kështu është shprehur nobelisti, Kazuo Ishiguro në një intervistë për rrjetin britanik BBC.

Ishiguro është surprizuar nga çmimi dhe shprehet se ndihet shumë i vlerësuar dhe i nderuar.

“Në një kohë kur bota është kaq e paqëndrueshme, njerëzit janë shumë të pasigurtë për vlerat. Mendoj se Çmimi Nobel nënkupton diçka shumë pozitive. Është nder i madh të jem këtu, ta bëj këtë pranë shkencëtarëve të mëdhenj,” shtoi më tej Kazuo Ishiguro  gjatë intervistës për rrjetin britanik.

Të fundit