Flash News

KRYESORE

Fitoi dy çmime ‘Grammy’, Dua Lipa urim nga kryeministri: Kosova është me fat që përfaqësohet me emrin tënd!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përgëzuar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, e cila arriti të “rrëmbejë” dy çmime ‘Grammy’.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, shkruan Haradinaj.

Akademia e regjistrimeve “Grammy” e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për hitin e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Po ashtu, Dua arriti të marrë edhe çmimin e dytë “Grammy” në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”. Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Të fundit