Flash News

KRYESORE

Fitoi medaljen e artë në xhudo, Majlinda Kelmendi pajiset me pasaportë diplomatike

Kampionia olimpike në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi, është pajisur me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dorëzuar kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi.

Përveç xhudistes kosovare, edhe me pasaporta diplomatike janë pasur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Presidenti Thaçi, përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ e ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, për trajnerin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.

Të fundit