Flash News

KRYESORE

Fitoi Nobelin për letërsinë, reagon për mediat serbe shkrimtari Handke: I kënaqur që nuk krenoheni vetëm me Gjokoviç

Fitoi Nobelin për letërsinë, reagon për mediat serbe

Vjen reagimi i parë i shkrimtarit austriak, i cili dje u shpall fitues i çmimit Nobel për letërsinë e këtij viti.

Peter Handke ka pranuar të prononcohet fillimisht për mediat serbe, një ‘lëvizje’ e pritshme nga shkrimtari, që njihet për lidhjet e tij me Milloshevic dhe qëndrimet kundër kosovarëve.

Për novosti.rs, shkrimtari shprehet se është i lumtur që serbët e kanë mirëpritur këtë çmim, që sipas tij nuk e mendonte kurrë se do t’i jepej atij.

“Më vjen mirë që serbët janë të lumtur për mua, dua të përshëndes njerëzit në Beograd dhe Serbi.  Madje, jam shumë i lumtur që serbët nuk krenohen vetëm me Gjokoviç (tenisti i njohur serb)”, tha shkrimtari, duke shtuar se “Sinqerisht, nuk e prisja fare. Është  befasuese dhe shumë të guximshme, ato që bënë”, komenton vendimin nga Komiteti Nobel.

Peter Handke njihet si një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet ’90. Kur Sllobodan Millosheviçi vdiq në vitin 2006, Handke mori pjesë në funeral, ndonëse akuzohej për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Të fundit