Flash News

KRYESORE

Fitojnë separatistët në Katalonjë, Puigdemont: Shteti spanjoll u mposht

Fitojnë separatistët në Katalonjë, Puigdemont: Shteti

Partitë që mbështesin pavarësinë në Katalonjë kanë fituar mazhorancën në zgjedhjet e parakohshme, të organizuara nga qeveria e Madridit. Zgjedhjet u thirrën nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy pas vendimit të Parlamentit katalanas për të shpallur pavarësinë.

“Shteti spanjoll është mposhtur. Mariano Rajoy ka marrë një shuplakë në fytyrë nga Katalonja”, deklaroi Carles Puigdemont, ish-lideri rajonit autonom, i cili ndodhet aktualisht në Belgjikë.

82% e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e djeshme duke vendosur një rekord për rajonin.

Ky rezultat e rihap sërish çështjen e Katalonjës pasi sepratistët do të rikaktivizojnë përpjekjet e tyre për të zyrtarizuar shkëputjen nga Madridi. Kryeministri Rajoy organizoi zgjedhjet me shpresën se do t’i rrëzonte nga pushteti ata që kërkojnë pavarësinë, por rezultati tregoi të kundërtën.

Të fundit