Flash News

KRYESORE

Fiton azil në Holandë ish-oficeri i antidrogës; hetoi bandën ‘Habilaj’

Fiton azil në Holandë ish-oficeri i antidrogës; hetoi bandën

Antonio Nazeraj dhe familja e tij kanë arritur të fitojnë azil në Holandë pasi disa vitesh qëndrim në këtë shtet të Bashkimit Evropian. Nazeraj ka qenë për tetë vite oficer i antidrogës në Fier dhe së bashku me ish-shefin e antidrogës, Dritan Zagani, hetuan dhe ndaluan anëtarët e bandës ‘Habilaj’.

Për shkak të lidhjeve politike që Habilajt kishin, Nazeraj e la detyrën dhe u largua drejt Holandës ku kërkoi azil. Kolegu i tij, Zagani, pasi qëndroi për disa kohë në burg në Shqipëri, u largua drejt Zvicrës ku ka fituar gjithashtu azil.

Dy ish-drejtuesit e antidrogës akuzuan publikisht anëtarët e familjes Habilaj se kishin lidhje të forta me Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, dhe që i mundësonte të ishin të paprekshëm në trafikun e drogës.

Akuzat e Zaganit dhe Nazerajt u hodhën poshtë nga Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që situata sot po i jep të drejtë dy ish-oficerëve. Anëtarët e bandës Habilaj janë arrestuar në Itali dhe akuzohen për trafik droge, ndërkohë që në Tiranë pritet që Gjykata të japë vendimin për ish-ministrin Tahiri, pothuajse për të njëjtat akuza.

Të fundit