Flash News

KRYESORE

“Fitore e magjishme, rroftë Zvicra!”, Xhaka dhe Shaqiri bashkojnë për një natë politikën shqiptare

Politikanët shqiptarë kanë reaguar pas dy golave që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan ndaj Serbisë; ndeshje e cila u fitua me rezultatin 2:1 nga zviceranët, shkruan Politiko.al.

Presidenti Ilir Meta e ka ndjekur ndeshjen në ambientet e presidencës, teksa u shpreh se në mungesë të Holandës, ai është tifoz i ekipit ‘helvetik’. "Faleminderit shqiponjave të Zvicrës! Ju uroj të fluturojnë sa më lart!", ka pohuar Meta.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘ Facebook’ një foto të bashkuar të Xhakës dhe Shaqirit, të cilën e cilëson si fotoja e ditës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shruar: Fitore e magjishme sot! Shqiptaret mposhten Serbine! Zoti i bekofte! Historike, Rrofte Zvicra! sb”.

Të fundit