Flash News

KRYESORE

Fitore falë penalltisë, Spalleti: Asnjë argument, Interi e meritoi

Fitore falë penalltisë, Spalleti: Asnjë argument, Interi e

Pas fitores së marrë në “Champions League” ndaj Tottenham, Interi ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e kampionatit përballë Fiorentinës, një përballje e cila u bë e vështirë për zikaltërit që vuajtën sidomos në pjesën e dytë.

Goli i avantazhit ishte për Interin në minutën e 45’, pas një penalltrie të akorduar me anë të sisitemin VAR, ku u pa që mbrojtësi i Fiorentinës e kishte prekur topin më dorë.

Ndërkohë në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan pasi Fiorentina barazoi me anë të Chiesas në minutën e  53’ dhe më pas në atë të 77’ ishin sërish zikaltërit që kaluan në epërsi me një gol të D’Ambrosio, duke e mbyllur kështu fitoren me rezultatin 2-1.

Tekniku Spalleti është shprehur pas ndeshjes se penalltia ishte e merituar dhe për ktë nuk kishte asnjë argument. Ai gjithashtu vlerësoi edhe perfotmancën e ekipit të Fiorentinës.

“Ishte penallti. Ua tregoj një kundër Udineses sezonin e shkuar, por edhe penalltinë ndaj Parmas. Është një krah i hapur që nuk e lejon topin të funtet në portë, brenda gjashtë-metërshit. Është penallti. Asnjë argument. Unë isha i qetë kur këto gjëra ndodhnin kundër nesh, por tani që në morën në një penallti, mos u përpiqni ta largoni këtë nga unë.Unë i them mirë Fiorentinës, ju lumtë për një paraqitje të mirë, por asgjë më shumë se kaq, për shkak se Inter fitoi dhe meritonte të fitonte. Ata shënuan me pak fat, pasi topi mori një devijim të madh”, tha Spalleti.

Të fundit