Flash News

KRYESORE

“Fitore”, Matteo Salvini feston largimin e anijes me refugjatë drejt Spanjës

“Fitore”, Matteo Salvini feston largimin e anijes me refugjatë

Ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, e konsideroi një fitore, pasi Spanja vendosi të presë një anije të ngarkuar me migrantë të bllokuar në brigjet e Maltës dhe paralajmëroi anijet e tjera të OJQ-ve se rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.

“FITORE”, shkruan në “Twitter” me gërma të mëdha Salvini, që është gjithashtu kreu i Ligës (ekstremi i djathtë) pas dy ditësh krizë në Mesdhe rreth fatit të 629 migrantëve, të shpëtuar nga “Aquarius”, anije e përdorur nga një OJQ franceze në brigjet e Libisë.

Qeveria socialiste spanjolle e Pedro Sanchez është shprehur e gatshme të presë “Aquarius” në Valencia.

Italia pretendon se është lënë e vetme në menaxhimin e krizës migratore pa ndihmë nga partnerët e saj në Europë dhe Salvini është gëzuar gjithashtu që ka hapur një front në Europë për këtë problem.

Autoritetet italiane kanë rritur ndjeshën ditët e fundit thirrjet në drejtim të NATO-s për të siguruar një ndihmë më të madhe në luftën ndaj migracionit të paligjshëm me origjinë nga Afrika Veriore.

Të fundit