Flash News

KRYESORE

Fitore në limite, ‘Mr. 200 milion euroshi’ nderon Anglinë

Anglia e ka nisur me një fitore 2:1 ndeshjen e parë në Kupës së Botës ‘Rusi 2018’ përballë Tunizisë.

Pavarësisht se ishte parashikuar një takim i lehtë, djemtë e drejtuar nga Garet Sauthgeht kanë hasur vështirësi përballë ekipit afrikan, qe u mbrojt me shumë forca.

Pjesa e parë u mbyll 1:1, ku golit të Kejn iu përgjigj Sasi me një penallti.

Pjesa e dytë foli për anglezët, të cilët u hodhën të gjithë në sulm, por goli erdhi vetëm në minutën e 90+1’, kur sulmuesi i Totenhamit, Kejn përfitoi nga pakujdesia e mbrojtësve të Tunizisë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar një fitore në limite ekipit anglez.

Jo më kot vlera e kartonit të 24-vjeçarit është 200 milion euro në tregun e merkatos.

Në ndeshjen e ardhshme, ‘tre luanët’ do të ndeshen me Panamanë, ndërsa Tunizia do të tentojë të ndalë Belgjikën e yjeve si De Brujne, Mertens, Lukaku dhe Hazard.

Përfundon pjesa e parë: Anglia e pafuqishme përballë Tunizisë

Të fundit