Flash News

KRYESORE

Fitoret e kandidatëve jopolitik në Sllovaki & Ukrainë motivojnë Shehin: Kushti që fryma e ndryshimit të vijë në Shqipëri

Fitoret e kandidatëve jopolitik në Sllovaki & Ukrainë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi beson se fryma e ndryshimit që po ndodh në Europën Lindore mund të vijë edhe në Shqipëri. Duke iu referuar rastit të Sllovakisë, ku presidente u zgjodh një aktiviste e shoqërisë civile dhe shembullit të Ukrainës, ku në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale fitoi një komedia,  Shehi sqaron se për tu arritur deri në këtë pikë nevojitet së pari ndryshimi i sistemit elektoral.

“Unë për vete e kam menduar që ky sistem është një nga burimet që ushqen këtë të keqe të madhe. Nëse do bëjmë një qeveri teknike nuk do e bëjmë vetëm për të larguar Ramën, por mentalitetin e Ramës për të ndryshuar gjerat, teknikja në radhë të parë të ndryshojë sistemin. Kemi hedhur jo një por disa teza bazë mbi të cilat mund të ndërtohet një dialog politik, sepse ligji i ri sistemi i ri nuk bëhet i njëanshëm. Ne do fillojmë debatin tonë, por të paktën kemi mbërritur që të kuptojnë në krahun tonë që duhet ndryshuar jo vetëm mënyra si numërohen votat, por si votojnë shqiptarët për alternativën e vet”, deklaroi ai per ABC News.

Shehu ndalet edhe të zgjedhjet, për të cilat thote se në kushtet ku jemi sot, hyrja në zgjedhje nuk është opsion.

“E vetmja mënyrë për të shkëmbyer pushtetet janë zgjedhjet, por të lira dhe të ndershme dhe me rregulla loje, që nuk vidhen votat në kuti dhe që mund të prodhojnë një gjë të re për shqiptarët. Ditën që mbushen këto kushte ne do hyjmë dhe do i fitojmë zgjedhjet”, përfundoi Shehi.

Të fundit