Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitorja e Becchettit, gazetari: Konflikt personal i kryeministrit, shqiptarët e varfër do i paguajnë 1% të GDP
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri thotë se Shqipëria është një nga shtet më të dëmtuara nga “biznesi i gjykatave të arbitrazhit” dhe kjo për shkak të korrupsionit të Qeverive. Duke iu referuar skandalit më të fundit, ku biznesmeni italian Francesco Becchetti raportohet të ketë fituar 110 milionë euro në betejën me Shqipërinë, Tomorri thotë se veprimet e papërgjegjshme të zyrtarëve të lartë janë fatale për vendin.
Ai e konsideron këtë një konflikt personal të kryeministrit Edi Rama me biznesin italian dhe për të cilin qytetarët e varfër të Shqipërisë do detyrohen t’i paguajnë të paktën 1% të prodhimit kombëtar.
“Veprimet korruptive ose të papërgjegjshme të zyrtarëve të lartë kanë qenë fatale për Shqipërinë. Rasti më i fundit është ai i konfliktit me Becchettin. Një konflikt thuajse personal i kryeministrit, për të cilin qytetarët e varfër të Shqipërisë do të paguajnë 1 për qind të prodhimit Kombëtar. Por ky nuk është i vetmi. Vetëm pak muaj më parë, Shqipëria mbylli pagesat për një tjetër faturë të kripur, atë të konfliktit me CEZ prej 100 milionë euro. Vetëm nga këto dy çështje vendi ka humbur 210 milionë euro në gjykatat e arbitrazhit të investimeve, ndërkohë që ka paguar qindra milionë euro të tjera në tarifa avokatësh apo favore fiskale dhe ligjore. Kjo është kostoja që qytetarët po paguajnë për zyrtarët e korruptuar dhe është shumë e larta nga sa mund të mbajë ky vend”, shkruan ndër të tjera Tomorri.
Në media raportohet se Francesco Becchetti ka fituar në gjykatën e arbitrazhit gjyqin ndaj Shqipërisë, pas vendimit arbitrar të kryeministrit Rama për t’i mbyllur televizionin ‘Agon’.
Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit
Biznesi i pistë i arbirtrazhit që po ushqen korrupsioni i qeverive
Në vitin 2006, kur bota ishte në prag të krizës më të madhe financiare të shekullit, disa nga bankat më të mëdha të planetit, nuhatën një mënyrë për të fituar para. Preja e tyre ishin qytetarët e një prej vendeve më të varfra në botë, shtetit të vogël të Sri Lankas.
Bankerët i propozuan korporatës shtetërore të naftës në Sri Lanka, një marrëveshje 'hedging" për çmimet e naftës duke premtuar ta furnizonin atë me një çmim të fiksuar për disa vjet pavarësisht luhatjeve të çmimit në bursë. Praktikisht marrëveshja ishte një instrument i pastër spekullativ dhe kompleks, që ja linte të gjithë riskun buxhetit të Sri Lankës, ndërkohë që bankat vetëm fitonin në çdo skenar.
Dhe risku u materializua në vitin 2008. Në më pak se tre muaj çmimi i naftës ra nga 147 dollarë për fuçi në 40 dollarë. Por marrëveshja e detyronte kompaninë shtetërore të naftës në Sri lanka të vazhdonte ta blinte naftën me çmimi katastrofike. Pas disa muajsh humbjesh marramendëse, kompania shtetërore e naftës në Sri Lanka, kërkoi ringecimin e çmimit me bankat. Por kërkesa u refuzua. Kur kompania ndali pagesat, Deutsche Bank e paditi qeverinë e Sri Lankas në ICSID, gjykatën e arbitrazhit të investimeve.
Deri në atë kohë, Deutsche Bank dhe koleget e saj pjesë të marrëveshjes kishin fituar nga 6 milionë dollarë secila. Por ato donin më shumë dhe gjykata I kënaqi. Në vitin 2012 ICSID e dënoi qeverinë e Sri Lankas me 160 milionë dollarë të tjera, para që do të paguheshin nga qytetarët e varfër për një marrëveshje të nënshkruar nga zyrtarët e korruptuar.
Të ndërtuara për të mbrojtur investitorët nga veprimet arbitrare të shtetit, Gjykatat e Arbitrazhit të Investimeve janë shndërruar në një industri fitmprurëse, përmes të cilës korporatat gjunjëzojnë qeveritë dhe grabisin taksapaguesit.
Baza ligjore mbi të cilën kjo industri funksionon janë marrëveshjet dypalëshe mes vendeve dhe ato ndërkombëtare të investimeve. Tëto traktate i kanë veshur investitorët me fuqi të jashtëzakonshme duke u dhënë privilegje, që të shfrytëzojnë zyrtarët e korruptuar për të nxjerr fitime të padrejta.
Në vitin 2012, një investigim i disa gazetarëve amerikanë gjeti se aktualisht janë mbi 3 mijë cështje në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, ku korporatat multinacionale kanë paditur qeveritë, kryesisht ato të vendeve të varfra.
Zakonisht gjyqet funksiojnë me 3 gjyqtarë, dy nga të cilët zgjidhen prej palëve dhe njëri me konsensus. Përgjithësisht këta janë avokatë, që vijnë nga korporatat perëndimore dhe kanë interes direkt për të zgjeruar industrinë e arbitrazhit për shkak se bëjnë fitime marramendëse.
Bëhet fjalë për një biznes qindra miliardë dollarësh në duart e disa avokatëve, që shpesh mes tyre e quajnë veten "Klubi" ose "Mafia". Dhe vendimet që ata kanë dhënë janë shpesh aq të ashpra sa që shumë qeveri në planet nuk guxojnë madje as t'i drejtohen gjyqit, por pranojnë presionet e korporatave duke u dhënë atyre favore të panumërta. Por lënda e parë që ushqen këtë industri të pistë është korrupsioni i qeverive, veçanërisht i atyre në vendet e varfra. Shqipëria është një nga më të dëmtuarat.
Gjatë viteve të fundit, për shkak të marrëveshjeve korruptive të lidhura nga qeveritë, vendi është kërcënuar disa herë me gjyq në arbitrazh. Buxheti i shtetit ka paguar dhjetëra milionë euro si tarifa për studiot e huaja të avokatisë, dhe në shumë raste është detyruar të lëshojë favore të mëdha financiare apo ligjore për kompanitë, pas të cilave shpesh qëndrojnë vetë zyrtarët e korruptuar.
Rastet më tipike janë konçesionet, të cilat e kanë kapur shtetin prej fyti dhe falë marrëveshjeve korruptive janë shndërruar në të paprekshme nga askush.
Veprimet korruptive ose të papërgjegjshme të zyrtarëve të lartë kanë qenë fatale për Shqipërinë. Rasti më i fundit është ai i konfliktit me Becchettin. Një konflikt thuajse personal i kryeministrit, për të cilin qytetarët e varfër të Shqipërisë do të paguajnë 1 për qind të prodhimit Kombëtar. Por ky nuk është i vetmi.
Vetëm pak muaj më parë, Shqipëria mbylli pagesat për një tjetër faturë të kripur, atë të konfliktit me CEZ prej 100 milionë euro. Vetëm nga këto dy çështje vendi ka humbur 210 milionë euro në gjykatat e arbitrazhit të investimeve, ndërkohë që ka paguar qindra milionë euro të tjera në tarifa avokatësh apo favore fiskale dhe ligjore. Kjo është kostoja që qytetarët po paguajnë për zyrtarët e korruptuar dhe është shumë e larta nga sa mund të mbajë ky vend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38