Flash News

KRYESORE

Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorras, ish –deputeti krahason Panuccin me Ramën: Milioner që nuk bënte asnjë punë

Shqipëria fitoi mbrëmë me Andorran duke siguruar kështu 3-pikëshin e parë të kualifikueseve të Euro 2020.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar fitoren e Kombëtares Shqiptare pak pas shkarkimit të trajnerit Christian Panucci.

Paloka e krahason Panuccin me kryeministrin Rama, duke e cilësuar arrogant dhe një milioner që nuk bënte asnjë punë.

Statusi:   

Ishte bere Panuci si Rama!

Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.

Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.

Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.

Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.

Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 ...

Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten.

Ramen do e shkarkoje populli...

Rama VAFANCULO

Të fundit