Flash News

KRYESORE

Fitorja me Ludogoretsin, Conte: Eriksen mund të jetë edhe më i mirë

Fitorja me Ludogoretsin, Conte: Eriksen mund të jetë edhe më i

Interi sot fitoi 2-0 me Ludugoretsin dhe është thuajse i kualifikuar në turin tjetër të Europa League. Trajneri Antonio Conte pas ndeshjes analizoi fitoren dhe foli sidomos për Eriksenin, i cili shënoi golin e parë si lojtar zikaltër.

“Ritmi ishte i ulët në pjesën e parë. Ne bëmë më shumë presion ndaj tyre në pjesën e dytë dhe ndeshja pati një ritëm tjetër. Patëm plot raste dhe shënuam. Duam që të jemi sa më fleksibël në ofensivë", deklaroi tekniku i Interit.

"Mendoj se Eriksen mund të luajë edhe më mirë se sot. Ai nuk është në formën më të mirë, por jemi të qetë dhe kemi durim. Ai është lojtar që zgjidh ndeshje. Duam Europa League, por edhe do bëjmë rotacion", shtoi Conte.

Të fundit