Flash News

KRYESORE

Fitorja me Turqinë dhe Letoninë, Shqipëria dhe Kosova rriten në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja Shqiptare dhe Përfaqësuesja e Kosovës janë përmirësuar me 9 pozicione në renditjen e përgjithshme të publikuar sot nga FIFA.

Shqipëria ndodhet në vendin e 62-të duke lënë pas vetes ekipet e Algjerisë, Rusisë, Finlandës, Slovenisë dhe Maqedonisë, ndërsa Kosova shumë më poshtë, në vendin e 174, në të njëjtin nivel me ekipet e Kubës, Singaporit, Malajzisë dhe Fixhit.

Fitoret në ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Letonisë u kanë dhënë shumë pikë dy ekipeve shqiptare, të cilat do të përpiqen të ruajnë këtë trend pozitiv.

Sa i përket 10 ekipeve të para, lista kryesohet nga Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili. Italia ndonëse mbeti jashtë Kupës së Botës është rritur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 14-të.

 

Të fundit