Flash News

KRYESORE

Fituan “betejën” me COVID-19, dalin nga Spitali Infektiv 5 pacientë mes tyre dy të moshuar

Fituan “betejën” me COVID-19, dalin nga Spitali Infektiv 5

Pesë pacientë të tjerë kanë lënë ambientet e Spitalit Infektiv, pasi janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e dha Ministrja Ogerta Manastirliu pasditen e të enjtes, duke u shprehur se tashmë ka shkuar në total 76 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

“5 pacientë kanë lënë sot Spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19. Forca”, shkruan Manasitrliu.

Në Shqipëria janë testuar pozitiv me koronavirus deri më tani 277 persona, ndërkohë që aktualisht janë 185 persona pozitv nga koronavirusi në vend. Kjo, pasi 76 pacientë janë të shëruar tashmë ndërsa fatkeqësisht 16 të tjerë kanë humbur jetën.

Ndërkohë dy nga të shëruarit janë një çift të moshuarisht nga Korça, lajm njoftuar nga Kryeministri Edi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157598210271523/?type=3&theater

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/920752488380802/?type=3&theater

Të fundit