Flash News

KRYESORE

Fituesi i Festivalit të RTSH sipas Juliana Pashës: Vokali më i bukur mashkullor

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH ka thyer traditën e tij duke bërë publike këngët para transmetimi në festival.

Këngëtarja Juliana Pasha pasi i ka dëgjuar këngët e konkurrentëve ka pasur rezerva për pjeën më të madh të tyre. Ndër më të mirët ajo vlerësoi këngëtarin Eugent Bushpepa, të cilin e konsideron si vokalim më të bukur mashkullor.

Përveç Bushpepës, Juliana ka vlërësuar dhe Mariza Ikonomin dhe Orgesa Zaimin.

“Je vokali më i bukur mashkullor pa diskutim. Të uroj me zemër fitore në "Festivalin e Këngës", RTSh. Uroj që zëri yt ta tronditë skenën e Eurovizionit. Një pjesë e madhe e artistëve që marrin pjesë në Festivalin e Këngës janë miqtë e mi. Nuk do të ishte e ndershme të filloja t’i shpërndaja të gjithë vetëm prej miqësisë. Me pastërti u uroj të gjithëve suksese (në veçanti dy mikeshave të mia @ikonomimariza @orgesazaimi), por ky interpretim fantastik ma mori zemrën që me dëgjimin e parë. @eugentbushpepa. Jam e bindur se po kështu (në mos më i fuqishëm) do të jesh edhe live, në skenën e festivalit.”

Pas këtij dedikimi Eugenti nuk ka nguruar t’i kthej përgjigje:  Juli, shumë faleminderit për fjalët e këndshme dhe komplimentet! Më bëhet qejfi pa masë që të ka pëlqyer! Të përqafoj.

Të fundit