Flash News

KRYESORE

Fituesi i ‘Dance with me’ tregon anën e dhimbshme të garës: Jam kuruar dy herë, s’i dija sekretet e kërcimit

Fituesi i ‘Dance with me’ tregon anën e dhimbshme të

Dy aktorët e njohur, Genc Fuga dhe bashkëshortja e tij, Eni Jani u shpallën fituesit e ‘Dance with me Albania’ të edicionit të pestë të saj.

Mirëpo, ky çmim duket se nuk ka qenë aq i thjeshtë për t’u rrëmbyer, pasi për ta është dashur edhe të kalojnë përmes sakrificave.

I ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’ në Report tv, Genc Fuga ka treguar se gjatë muajve që u zhvillua kompeticioni ai është kuruar dy herë për ujë në gju.

“Ishte eksperiencë shumë e bukur. Para se të konkurroja nuk kisha probleme me gjunjët. Ishte një periudhë e parë shuam e fuqishme dhe nuk i dija sekretet e profesionit të tyre, kështu që kam kaluar dy herë ujë në gjunjë që e kam kuruar pa ditë pushimi. Mbaja ca llastiqe që i mbaja në dy të tretat e spektaklit”, u shpreh aktori Fuga.

Të fundit