Flash News

KRYESORE

“Fituesi vendoset paraprakisht”, Mariza Ikonomi komente për përfaqësuesit e Eurovizion: Elhaida s’më ka pëlqyer

“Fituesi vendoset paraprakisht”, Mariza Ikonomi komente për

Mariza Ikonomi ishte një ndër konkurentet në Festivalin e Fundvitit, por nuk arriti të fitonte çmimin e parë.

Këngëtarja u pyet nga “Thumb” se çfarë mendon për mënyrën se si zhvillohen votimet në konkurset tona muzikore dhe a ishte dakord që kënga e Eugent Bushpepës të shkonte në Eurovizion. Mariza u shpreh se vetë nuk ka dijeni, por dëgjon se zakonisht fituesit vendosen paraprakisht por në rastin e Eugentit ajo është plotësisht dakord (edhe nëse ka qenë vendosur më parë) sepse sipas saj ai është ndër këngëtarët më të mirë.

Ndërsa ndër performancat më të mira që Shqipëria ka çuar në Eurovizion, Mariza cilësoi performancën e Juliana Pashës dhe Kejsi Tolës.

Kur u pyet për Elhaida Danin, këngëtarja tregoi se nuk i pëlqeu përfaqësimi i saj pasi priste nga Elhaida më shumë duke qenë se ajo ka më shumë potencial se sa aq.

Të fundit