Flash News

KRYESORE

Fituesit e "Dance with me" tregojnë të vërtetën e çmimit të parë: Nuk kemi marrë lekë

Fituesit e "Dance with me" tregojnë të vërtetën e

Në edicionin e vitit të kaluar të "Dance With Me" fitues u shpallën çifti që janë të tillë edhe në jetën reali, Eni dhe Genci.

Shumë prej fansave e ndjekësve të këtij emisioni mendojnë se çmimi i parë ka dhe një pagesë nga mbrapa.

Të ftuar në InTv, çifti ka treguar se ata nuk kanë marrë asnjë lekë si fitues të këtij kompeticioni.

"Cilat lekë? Në çdo kompeticion, mesa di unë, asnjëherë nuk është thënë që ka një çmim. Sa herë fitonim kupat, merrnim 1 milionëshin në javë (të vjetra). Shumë njerëz mendojnë që ne fituam çmimin e parë. Jo, nuk kishte,"- tha Eni.

"Më mirë një vezë sot, se sa një pulë mot,"- shtoi Genci me humor.

Të fundit