Flash News

KRYESORE

Fituesit e PS marrin më shumë vota se pjesëmarrja, reagon KQZ: Janë shifra të marra me telefon

Fituesit e PS marrin më shumë vota se pjesëmarrja, reagon KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar, duke dhënë sqarime lidhur me fenomenin se shumë kandidatë të PS rezultuan fitues duke siguruar më shumë vota se numrin e pjesëmarrësve në votime.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha sqaroi se kjo mospërputhje vjen për shkak se rezultati është provizor dhe se të dhënat janë siguruar përmes telefonit.

“Këto shifra janë informacione të siguruara në rrugë operative, pra me telefon nga qendrat e votimit dhe është theksuar disa herë dje se ato nuk janë rezultatet finale të cilat mund të kenë dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje që do adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”, tha Hoxha.

Skandalet e KQZ: Rastet kur kandidatët e PS shpallen fitues me më shumë vota se pjesëmarrja

Të fundit