Flash News

KRYESORE

Fituesja e Eurovizionit për Elenin: Ajo të kënaq sytë jo veshët

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fourieria u rëndit e dyta në këtë garë evropiane por është ndër më të përfolurat dhe më të kilikuarat e festivalit. Si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer fitueses së Eurovizion, Nettës.

Përfaqsuesja e Izraelit fitoi çmimin e parë të Festivalit Evropian të Muzikës dhe kjo fitore është kontestuar nga shumë ndjekës të këtij festivali.

Në një intervistë për mediat izraelite, Netta ka thënë për shqiptaren Eleni se ajo është e bukur për tu parë por jo për të kënduar

 “Nëse Eleni do të fitonte, nuk do të më dëmtonte aspak, sepse e gjithë jeta imë kështu ka qenë. Kur vjen puna për të përzgjedhur, ata zgjedhin gjithmonë atë që të kënaq sytë. Eleni është për të kënaqur sytë dhe jo veshët”, ka thënë këngëtarja izraelite.

Të fundit