Flash News

KRYESORE

Fituesja e "Gjeniut të vogël" merr pikët maksimale në festivalin në Rusi

Fituesja e "Gjeniut të vogël" merr pikët maksimale
Në Rusi po zhvillohet "New Wave Festival", një kompeticion në të cilin marrin pjesë të rinj nga e gjithë bota. Pjesë e kësaj gare është dhe fituesja e “Gjeniut të vogël”, Inis Neziri Këngëtarja shqiptare ka marrë pikët maksimale nga juria me performancën e saj. Ky lajm është bërë me dije nga Aurela Gaçe, e cila si gjithmonë përkrah talentet e reja dhe krahas videos kur thërritet emri i shqiptares, Aurela shkruan: “Ëoë, po ndodh kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria… në datë 29 është finalja. Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale, por vetëm me punë,po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi, mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis."

Të fundit