Flash News

KRYESORE

‘Fjala e lirë në rrezik’, Dhimitri: Kush qëndron pas aktit që gjobit televizionet nëse nuk respektojnë masat anti-Covid

‘Fjala e lirë në rrezik’, Dhimitri: Kush qëndron pas

Deputetja Fatjona Dhimitri komenton aktin normativ tw hartuar nga qeveria së fundmi që ndëshkon me gjobë televizionet në kuadër të masave anti-covid.

Në një shënim në rrjetet sociale, Dhimitri sqaron se reagimi vjen pasi ju mohua dje fjala në kuvend. Sipas saj, pas të vërtetës së këtij akti që gjobit, nëse në studio televizive nuk respektohen rregullat e distancës sociale, nuk qëndron masa parandaluese për përhapjen e Covid 19, por tentativa e qeverisë për të ushtruar kontrollin e vet absolut mbi median.

Dhimitri merr shembullin e televizionit Ora, teksa shkruan se pasi publikoi afertat korruptive të qeverisë,  vjedhjet e tenderave të kryebashkiakut monist u gjobit dhe u kërcënua me mbyllje.

Reagimi i plotë

Meqë Kryeministri nuk ja doli dot me antishpifjen vijon në Kuvend me Aktin  Normativ i cili gjobit televizionet.

Fjala e lirë është në rrezik.

Ajo nuk po bllokohet vetëm në portale e media të ndryshme. Ajo po bllokohet edhe në tempullin e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë është fjala që unë duhet të mbaja sot në Kuvend por m’u kërkua që të mos ta shpreh mendimin tim të lirë. Dhe m’u kërkua nga ata që unë nuk e prisja. Kjo vjen pas shkarkimit tim si kryetare e komisionit me qëllimin për të emëruar persona që nuk janë konform ligjit. Më tej më ndalohet të flas në mbledhjet e komisionit si anëtare ndersa tani edhe në seancën plenare.

Kjo ndodh vetëm se denoncohen shkeljet e ligjit si dhe marrëveshjet e negociuara me ndërkombëtarët për votën e lirë dhe për fjalën e lirë.

Fjala në demokraci është e lirë dhe unë do të vazhdoj ta them atë sepse besoj në parimet demokratike.

Sot doja të shprehja mendimin tim në lidhje me aktin normativ që shënjestron median.

Pas të vërtetës së këtij akti që gjobit, nëse në studio televizive nuk respektohen rregullat e distancës sociale, nuk qëndron masa parandaluese për përhapjen e Covid 19, por tentativa e qeverisë për të ushtruar kontrollin e vet absolut mbi median.

Gjuetia ndaj  kritikëve në kohë koronavirusi ishte televizioni Ora Neës, pasi publikoi afertat korruptive të qeverisë,  vjedhjet e tenderave të kryebashkiakut monist.  Kaq i mjaftoi qeverisë që të hartojë strategjinë e  sulmit të radhes, pa realizuar inspektimin fizik, mat në foto distancën fizike të të ftuareve në studio dhe gjobit gazetarë profesionistë duke sinjalizuar përmes kërcenimit mbylljen e televizionit.

Akti normativ i qeverisë diferencon në zbatim subjektet mediatike që propaganda qeveritare i etiketon si kazan, shpifëse.

Ndalni fushatën e presioneve ndaj mediave se mund të gëlltisni ndonjë gjobë tjetër si me Agon Channel. Nuk e paguan Kryeministri gjobën, por ajo rëndon në kurriz të taksapaguesëve shqiptar.

Po përse duhet zbatimi i këtij akti diskrimiues, në një kohë kur valvula e shpërthimit të koronavirusit vijon të mbetet Qëndra Spitalore Universitare.

Mjekët dhe infermjerët që i shpëtuan vëmendjes së qeverisë për t'i mbrojtur e testuar te parët, janë kthyer në burim infeksioni për të sëmurët aty me sëmundje dytësore, familjet e tyre dhe shoqërinë.

Cili është niveli i sigurisë për mostransmetimin e sëmundjes  ndaj  një individi që shkon në qëndrën spitalore për një kontroll rutinë?!

Jemi në prag të fushatës elektorale dhe është esenciale të garantohet liria e shprehjes në studio televizive,  ku  qytetarët duhet të njihen me alternativën më të mirë të qeverisjes.

Po ku e duron dot qeveria zërin alternativ?!

Tenton me çdo kusht të ngrijë zëra opozitarë.

Ky akt është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Po tenton një mbyllje të dytë, qëllimisht për të realizuar projektet e saj gllabëruese.

Kështu do të shkojmë në BE duke mohuar kushtet e  Bundestagut dhe të BE?

Do mohojmë të vërtetën ulëritese që në Shqipëri, liria e medias është në rrezik dhe po cënon integrimin tonë drejt BE, që gazetarët kërcënohen me jetën për ti dekurajuar në misionin e tyre?

Të gjithë shqiptarët e dinë që Kryeministri piktor e kaloi Shqipërinë në ylberin e përparësive për integrimin evropian nga 5 në 15 kushte. Po përdor ylberin si spektrin perfekt të ngjyrave bazë. E kam fjalën për bazën e ngjyrave të pikturës pasi këtë metaforë Kryeministri është në gjendje ta kuptojë më së miri. Por imagjinoni pak se çfarë ndodh duke kaluar nga një tablo që ka pesë defekte në ngjyra për të korrigjuar, se çfarë zhgaravine do të dalë duke çuar në 15 numrin e ngjyrave të gabuara që duhen korrigjuar?!

Të fundit