Flash News

KRYESORE

“Fjala më e shkurtër e jetës sime”, Rama: Ia delegoj drejtimin e Ministrisë së Jashtme Gent Cakajt

“Fjala më e shkurtër e jetës sime”, Rama: Ia delegoj

Pas fjalës së falenderimeve të ish-ministrit Ditmir Bushati, fjalën e mori kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama.

Në pak rreshta, duke e konsideruar fjalën më të shkurtër të jetës së tij, Rama ia delegoi të gjitha detyrat e Ministrit të Jashtëm, zv. ministrit Gent Cakaj.

“Fjala më e shkurtër e jetës time. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionon e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit të Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Rama, dhe i dorëzoi më pas dekretin e presidentit Meta.

Kujtojmë që Gent Cakajt ishte një emër  që ngjalli shumë debate mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi që ta dekretonte.

Vendosja e Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ngjalli reagime në qarqet politike dhe intelektuale, megjithatë kryeministri Rama, edhe pas kundështimeve, gjeti mënyrën se si t’ia delegonte kompetencat e ministrit Cakajt.

Të fundit