Flash News

KRYESORE

Fjalët e para të Sokol Ballës pas largimit nga lajmet e Top Channel

Fjalët e para të Sokol Ballës pas largimit nga lajmet e Top

Sokol Balla u shkarkua sot nga posti i drejtorit të Informacionit të Top Channel. Vetë media në fjalë njoftoi se Endri Xhafo do të jetë i komanduar në postin e drejtorit të Informacionit për një afat ende të pa përcaktuar, ndërkohë, Balla do të vijojë me emisionin e tij “Top Story” nga e hënë deri ditën e enjte.

Lajmi për shkarkimin e tij u publikua pasditen e sotme ndërkohë që në mbrëmje Balla ishte në studion e “Top Story”. Balla nuk pranoi të bënte asnjë koment në lidhje me lajmin që pushtoi portalet pasditen e së martës por zgjodhi të fliste drejtëpërdrejtë në lidhje me temën e emisionit.

“Të enjten në Kuvend do të votohet buxheti i shtetit…”, u shpreh Balla.

Të fundit