Flash News

KRYESORE

"Fjalët që më thua kur takohemi nga afër", Rama i kundërpërgjigjet sërish Metës: S`u heq asnjë presje

"Fjalët që më thua kur takohemi nga afër", Rama i
Vijojnë ende replikat online mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama. Ky i fundit me anë të një statusi në twitter i përgjigjet Metës se nuk u heq asnjë presje atyre ç’ka thënë,  por ai, (Meta)  nuk pushon së ngatërruari dynjanë. Postimi në Twitter: “Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!” Pak më herët, presidenti Meta publikoi një video në Facebook, ku shfaqej kryeministri Edi Rama shumë  vite më parë, teksa falënderonte Metën. Lexo edhe: Presidenti Meta: Qartësisht vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt" Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Lëri llogjet, presidenti nuk të shpëton dot Rama reagon sërish ndaj Metës: Thuaj çfarë borxhi të kanë shqiptarët, po ngatërron dynjanë në Shqipëri e matanë Replika e Metës për Ramën: Fjalët që më thua kur takohemi nga afër, mos dëgjo oligarkët. Koha për frymë të re

Të fundit