Flash News

KRYESORE

Fjalim në Kuvend/ Deputeti: Kur kisha lekë dhe isha me kaçurrela femrave u jepja uiski

Fjalim në Kuvend/ Deputeti: Kur kisha lekë dhe isha me

Ai është kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar, aleate e Partisë  Demokratike në zgjedhjet e kaluara parlamentare, dhe la hyrë në Kuvend pasi PD dorëzoi mandatet.

Kostaq Papa nuk është ndonjë emër shumë i njohur për shqiptarët edhe pse teorikisht e kanë ‘zgjedhur’ si përfaqësuesin e tyre në tempullin e demokracisë, si ligjvënës për të marrë vendime të ndritura për të ardhmen e kombit. Në fjalimin që ka mbajtur sot Papa ia ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Teksa ka mëtuar të shprehë mbështetjen e tij të pakursyer për femrat, duke marrë shkas nga fakti se 8 marsi po afron, Papa ka rrëfyer se si i ka trajtuar ai ato, dhe jo sot, por në kohën kur ‘ka pasur flokët kaçurrela’.  Ai thotë se femrave që i janë afruar kur ka qenë i ri u ka dhënë më shumë “uiski dhe pije të tjera të mira sesa ujë”.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë, meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më femrat periudhën e kaluar.

‘Femrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, tha ai në foltoren e Kuvendit.

Me një kontroll të thjeshtë në faqen zyrtare të Parlamentit e gjen CV e z. Kostaq Papa. Aty mëson se ai është jurist dhe në proces doktorature.

Të fundit