Flash News

KRYESORE

Fjalimet në Kuvendin Kombëtar, kë citoi Basha, Duma dhe qytetarët që dolën në podium

Fjalimet në Kuvendin Kombëtar, kë citoi Basha, Duma dhe

Në podiumin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mbajtën fjalën e tyre, krahas kryetarit Basha edhe disa prej deputetëve, zyrtarëve të PD-së dhe qytetarë.

Në fjalimet e tyre nuk munguan as citimet apo perifrazimet nga figura të shquara botërore. Në fjalën e tij, Basha solli tre perifrazime nga Frenklin, Çurçill dhe themeluesi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Citimet e perënduara nga Basha

Përvoja është një mësuese e dashur, thoshte Benxhamin Frenklin

Politika është më e rrezikshme se lufta, thoshte Çurçill

Pierre-Henri Teitgen themeluesi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut “E keqja bën përpara në mënyrë dinake…

Deputetja Grida Duma, solli në vëmendje një fjalë të Çurçill.

Çurçill thoshte ‘gjëja ideale për të marr pushtetin është ta marrësh atë për të dhënë, jo ta marrësh atë për të marr’

Anëtarja më e moshuar e PD-së, Fato Murraj ju referuar shprehjes së një poeti amerikan.

Fjalët e poetit të madh amerikan Walt Whitman i cili thotë, ‘popull kundërshto shumë dhe bindu pak se bindja e verbër të çon në skllavëri të plotë dhe nga skllavëria e plotë askush nuk mund ta rifitojë sërish prapë lirinë’.

Studentja Xhovana Bala solli në vëmendje Abraham Lincol.

Sipas Abraham Lincol, Presidentit të SHBA, “demokracia është qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin”.

Të fundit