Flash News

KRYESORE

"Fjalimi i lamtumirës", Salianji komenton deklaratën e kryeministrit: Dukej i konsumuar dhe i degraduar

"Fjalimi i lamtumirës", Salianji komenton deklaratën e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar së fundmi për fjalimin e djeshëm të kryeministrit Rama në Elbasan, ku mblodhi grupin parlamentar të PS-së për zgjedhjet e 2021.

Teksa ka qenë i ftuar në rubrikën "Opinion", Salianji ka deklaruar se kryeministri në atë takim dukej i konsumuar dhe i degraduar, sikur po jepte fjalimin e lamtumirës.

Me tej ai ka folur edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të PD, duke shtuar se pritet vetëm formalizimi i kandidatëve, pasi të kalojnë në filtra.

“Shqiptarët dje prisnin që Edi Rama t’ju thoshte sesi do të bëhen shumë gjëra që kanë lidhje me shkollën, më çdo gjë. Fjalimi dukesh si fjalim lamtumire. Tregohej një njeri i konsumuar dhe e degraduar. Ata persona që paraqiti janë të degraduar, janë të njëjtët fytyra dhe njerëz të babëzitur që me fytyrat e tyre kanë laruar 500 mijë shqiptarë nga vendi.  Në vend pasurohen 10 persona”, tha Salianji.

Ervin Salianji nënvizoi se opozita e bashkuar ka kaluar kandidatët në filtra, do të nxjerrë më të mirët në garë dhe do të arrijë fitore në zgjedhjet e vitit 2021.

“Tashmë pritet vetëm rotacioni politik. Rama nuk është i interesuar për të luftuar korrupsionin dhe pasuruar shqiptarët, por është i interesuar të bëjë propagandë. Gjeti se PS e ka humbur mbështetjen tashmë në popull.

Padiskutim ishte një fjalim lamtumire. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së bëhet me kujdes. Edhe dje ambasadorja amerikane tha se listat nuk duhet të ketë njerëz të inkriminuar. Pritet vetëm formalizimi i kandidatëve, pasi të kalojnë në filtra”, përmbylli Salianji.

Të fundit