Flash News

KRYESORE

Fjalimi i Ramës tërheq vëmendjen e Trump? Olta Xhaçka: Presidenti përshëndeti posaçërisht kryeministrin e Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte pjesë e delegacionit të Shqipërisë në samitin e NATO-s dhe që kryesohej nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu si Taulant Balla, as Xhaçka nuk ka hezituar të bëjë një koment për përshëndetjen e Ramës me presidentin amerikan Donald Trump. Madje, sipas ministres shqiptare, fjalimi i kryeministrit Rama i ka bërë përshtypje presidentit Trump aq sa ky i fundit e ka përshëndetur posaçërisht.

“Në seancën e sotme plenare të NATO-s, presidenti Trump përshëndeti posaçerisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”, shkruan Xhaçka, teksa publikon edhe foton e Ramës me Trump.

Prapaskenat/ Peripecitë që kalon kryeministri Edi Rama për të realizuar videot me liderët e Perëndimorë

Foto e Ramës me Trump, Balla në ekstazë: E ktheu në mbështetës kuq e zi

Të fundit