Flash News

KRYESORE

Fjalimi i Sandër Lleshajt në mbledhjen e PS, Vokshi: Provë se Policia e Shtetit është ‘vegël’ në duart e Ramës

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ka cilësuar të paligjshme faktin se si faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka shpërndarë fjalimin politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se kjo është një provë e fortë që tregon se Policia e Shtetit është kthyer në Policinë Politike të Edi Ramës dhe, në mënyrë të paligjshme.

Reagimi:

Një fakt i ri sesi Policia e Shtetit është kthyer në Policinë Politike të Edi Ramës dhe, në mënyrë të paligjshme, përdoret kundër opozitës.

Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë share fjalimin politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.

Neni 90 i Ligjit për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) ndalon pjesëmarrjen në aktivitete politike, por në duart e Policisë Politike të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, ligji nuk ka vlerë. Aktiviteti partiak i Ministrit të Brendshëm shpërndahet nga Policia në shkelje flagrante të nenit 5 dhe 90 të ligjit.

Veprimi i paligjshëm prej militantesh partiakë nga Policia e Tiranës, është një provë tjetër se Edi Rama ka shkatërruar strukturën e Policisë së Shtetit dhe e ka shndërruar në një bandë militantësh partie.

Ishte Edi Rama ai që i bëri Policisë thirrjen e paligjshme në zgjedhjet e 2017-ës që, “pas punës të lënë uniformën dhe të mbledhin votat për PS”.

Të fundit