Flash News

KRYESORE

Fjalimi i Trump duartrokitet nga 'gratë në të bardha'

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajt fjalimin e tij në Kongres, shumë njerëz diskutuan ngjarjen në rrjete sociale. Midis analizës politike dhe debatit partiak, u shfaq një numër gjithnjë e më shumë, pikëpamjesh të ndezura. Por ajo që mori vëmendjen me të madhe ishin: Gratë me të bardha.

Gratë në të dy anët e dhomës së përfaqësuesve në Kongres, bënë një deklaratë të fuqishme politike duke u veshur të bardha për të festuar 100 vjetorin e së drejtës së grave për të votuar në SHBA. Ato ishin veshur me të bardha si simbol i lëvizjes amerikane që i dha të drejtën e votës atyre 100 vite më parë por edhe për t`u solidarizuar me gratë në mbarë Amerikën dhe të drejtat e tyre.

Pasi presidenti Trump tha se gratë "mbushën 58% të vendeve të reja të punës vitin e kaluar", ata filluan me entuziazëm të brohorisnin dhe puthnin njëra-tjetrën. Më pas Trump vazhdoi me fjalimin e tij:

"Mos u ulni akoma, do t’ju pëlqejë kjo. Dhe saktësisht një shekull pasi Kongresi miratoi ndryshimin kushtetues duke u dhënë grave të drejtën për të votuar, ne sot kemi gjithashtu më shumë se kurrë më parë gra që shërbejnë në Kongres."

Të fundit