Flash News

KRYESORE

Fjalor banal ndaj komentuesve, Manastirliu shkarkon nga detyra drejtorin e FSDKSH; Bashkëshorti i zv/ministres së Brendshme

Një ditë pasi u komentua në rrjetet sociale për fjalorin e ulët që përdor me komentuesit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra Aurel Vodën, drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ministrja, e cila në një status në twitter ka dënuar reagimin e drejtorit të FSDKSH me komentuesit në rrjetet sociale.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, njofton  ministrja lidhur me drejtorin e shkarkuar, i cili është bashkëshorti i Rovena Vodës, zv.ministre e Brendshme.

Të fundit