Flash News

KRYESORE

Fjodora Fjora largohet nga "News24": Po punoj për emisionin tim në një ekran të ri

Fjodora Fjora largohet nga "News24": Po punoj për emisionin tim

Moderatorja Fjodora Fjora nuk do të jetë më në News24 dhe as emisioni i saj "Chic", të cilin e moderonte prej vitesh në këtë ekran.

Këtë lajm e ka dhënë vetë moderatorja në emisionin e pasdites në  “ABC e Pasdites”, teksa ka thënë se është duke punuar për emisionin e saj të ri në një ekran tjetër.

“Jo nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”.

Ajo tha se nuk ka qenë pagesa arsyeja e largimit të saj, pasi kudo ku ka punuar ka marrë pagë të kënaqshme:

“Jo nuk kam pasur asnjëherë pagesa qesharake. Do të gënjeja nëse do të thosha jam paguar keq, në të gjitha televizionet që kam punuar në respektin më maksimal dhe ditën që jam larguar prej tyre kam pasur dhe mund të jem konsideruar në pagesat më të mira të tyre televizioneve. Në rastin tim gjithçka që përfundoi me News 24 përfundoi sepse erdhën kohë shumë të çuditshme, pandemia, emisioni im u mbyll në Mars, nuk kishte institucione të artit dhe të kulturës.”

Të fundit