Flash News

KRYESORE

Fjoralba Ponari: Mjaft më krahasuat me Marinën, nuk i zura vendin asnjërit

Fjoralba Ponari: Mjaft më krahasuat me Marinën, nuk i zura vendin

Fjoralba Ponari është prezantuesja më e re që i është shtuar stafit të Top Channel. Ajo i është bashkuar emisionit sportiv në Top Channel pikërisht në periudhën e Botërorit krah Manushit në emisionin “Top Arena”.

Duke qenë se nga largimi i Marinës nga ‘Procesi Sportiv’, Manushi vazhdoi i vetëm modelimin, shfaqja e Fjoralbës në emisionin sportiv bëri fansat dhe mediat t`i krahasonin bukuroshet bionde bashkë. Por si duket kjo si ka pëlqyer shumë Fjoralbës, e cila ka thënë për Dojnën në ‘Pop Culture’:

“Dua ta sqaroj punën e bjondllëkut. Nuk më pëlqen që njerëzit po më krahasojnë me Marinën. Ajo çka mendoj unë se vlen më shumë në krahasimin mes nesh është raporti me Manushin, kimia që kemi me njëri-tjetrin. Unë nuk zëvendësova njeri. Vendi ishte vakant.”  

Të fundit