Flash News

KRYESORE

‘Flakë për flakë’, deputetja e LSI akuzoi kryeministrin. I pushojnë burrin nga puna

Deputetja e LSI-së Silva Caka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Rama duke e konsideruar atë direkt për kanabizimin e vendit. Por pas këtyre akuzave ka ardhur “përgjigja” e kryeministrit, duke pushuar bashkëshortin e deputetes nga puna, me pretendimin që ai po angazhohet në fushatë.

Lajmin për shkarkimin e punës e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha në profiling e tij në Facebook.

Statusi:

Flake per flake...

Populli thote; te vjen nga s'e pret...

Keshtu duket se i ka ndodhur deputetes se Skraparit, Silva Caka(aktualisht e treta si kandidate ne listen e qarkut te Beratit). E degjova dje paradite te bente nje reagim te forte ndaj deklaratave te kryeministrit Rama ne Berat ne lidhje me LSI.

"Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë”, u shpreh deputetja, që e quajti një inskenim kriminal, procedimin penal për deputetin e LSI Gledion Rahovica dhe ndalimin e drejtorit te spitalit të Beratit për blerje të votave. Caka tha se;"Gratë socialiste janë zëvëndësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes” 

Por po dje, pak ore pas reagimit te deputetes Caka, nje urdher i leshuar nga drejtori teknik i sapo emeruar i Hipotekes(propozim i PD), shkarkonte nga detyra bashkeshortin e deputetes se Skraparit, pasi ishte perfshire ne fushaten elektorale ne favor te LSI-se....

Urdheri i shkarkimit mban daten e djeshme dhe eshte firmosur nga drejtuesi i ri teknik Arjan Bylykbashi....

Mesazhi duket i qarte, LSI kete radhe jo vetem qe nuk do kete mundesi te perdore administraten e saj ne fushate, por nuk mund te kete as mbeshtetjen e bashkeshorteve te kandidateve nese ata punojne ne pune shteti...

Inati qe paskan keta te PD-se me LSI-ne qenka i papare....

Të fundit