Flash News

KRYESORE

Flakët përfshijnë Europën, nga Oslo në Athinë përhapen me dhjetëra vatra zjarri

Nga Oslo në Riga, vendet nordike dhe baltike janë përfshirë prej shumë javësh nga nxehtësia dhe thatësia që po djeg pyjet, moçalet, kullotat, boshatis ujërat nëntokësore dhe ul nivelin e liqeneve të mëdha.

Suedia, që nuk ka regjistruar asnjë reshje shiu prej gati tre muajsh dhe u përball me muajin korrik më të nxehtë që prej dy shekuj e gjysmë, iu desh t’i bënte thirrje solidaritetit europian për të luftuar kundër zjarrit.

Autoritetet suedeze bënë thirrje për vigjilencë përballë rrezikut ekstrem për zjarre të reja ndërkohë që afrojnë ditë me temperatura të larta, ndërsa burimet në materiale dhe njerëz janë në limite.

Rreth 25 000 hektarë janë djegur ose vazhdojnë të digjen, që është gati sa dyfishi i sipërfaqes së qytetit të Parisit.

Nga zjarre të fuqishme është përfshirë ditën e sotme edhe kryeqytet grek. Më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur në Athinë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Të fundit