Flash News

KRYESORE

Flamur Noka për vettingun në polici: Një mekanizëm propagandistik

Flamur Noka për vettingun në polici: Një mekanizëm

Deputeti i PD-së Flamur Noka, e ka konsideruar vettingun në polici si një mekanizëm propagandistik për t’i larë fytyrën atij që është i kalbur i gjithi.

Noka deklaroi se kontrolli për policinë ka ekzistuar, por nuk ka qenë një mekanizëm propagandistik.

“Duke qenë se tashmë janë të qartë dhe vetë se imazhi i kësaj policie të kanabizuar dhe inkriminuar  është rrënuar në sytë të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, si kundër edhe imazhi i kësaj qeverie kanabiste mundohet të gjejnë mekanizma propagandistike për ti larë fytyrën atij që është i kalbur i gjithi. E dinë se shqiptarëve me termin vettingu i thua diçka dhe mendojnë se do ti mashtrojnë. Nuk ka shans! Një makanizëm kontrolli ka ekzistuar për çdo punonjës policie që futej në policinë e shtetit, vetëm se nuk ishte mekanizëm propagandistik. Deri në 2013 ka funksionuar”, tha Noka.

 

 

Të fundit