Flash News

KRYESORE

Flamur Noka përplaset me shefin e policisë: Ju kanë vënë në shërbim të bandës së pushtetit, jo shtetit

Flamur Noka përplaset me shefin e policisë: Ju kanë

Sot në Shkodër kryeministrin Edi Rama e kanë pritur me protesta duke i bllokuar rrugën te Ura e Bahcallekut. Bashkë me protestuesit ndodhen dhe ish-deputeët demokratë Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Noka është përplasur dhe me shedin e policisë i cili u shpreh se për protestë duhet të merret leje.

“Ju kanë vënë në shërbim të bandës së pushtetit, ju mendoni se po i shërbeni shtetit. Qytetarët e kanë fituar të drejtën e protestës një herë e mirë. Protestat vetëm njoftohen dhe nuk marrin leje. nZotëri, ai (Edi Rama) është i paligjshëm, përfaqëson urrejtjen ndaj këtij qyteti, këtij vendi. Nuk është i mirëpritur këtu”, u shpreh Noka.

Ndërsa një qytetar iu drejtua policisë. “Nëse doni të mbroni armikun e familjeve tona mbrojeni”.

Ndërsa një tjetër protestues u shpreh, “Ne s’mund të jetojmë më në këto kushte barbare dhe jo njerëzore”.

Të fundit