All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Flamur Noka: Policia ka dhunuar 18-vjeçarin Dobraj, i ka thyer dy gishta

Flamur Noka: Policia ka dhunuar 18-vjeçarin Dobraj, i ka thyer dy gishta
All - Paragraf - 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se ndaj 18-vjeçarit Daniel Dobraj, i dyshuar si personi që hodhi kapsollën ku mbeti e plagosur punonjësja e policisë Ina Nuka, është ushtruar dhunë nga ana e forcave të policisë.

All - Paragraf - 3

Në një prononcim për media, Noka u shpreh se për të fshehur dhunën ndaj 18-vjeçarit gjykatësi kërkoi që deputetët të mos ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

“Ajo që ne së bashku me ju pamë sot është që Edi Rama po përpiqet që të fsheh dhunën që ka ushtruar ndaj një qytetari. Çizmja e pushtetit të Edi Ramës, çizmja e policit ka thyer dy gishtat qytetarit dhe ja ku e kemi ne të dokumentuar. (tregon foton)

Ky nuk është veprim i ligjit dhe shtetit ligjor, ky është veprim cubash të veshur me kapele dhe çizme polici, ky është veprimi i cubave të pushtetit që po jep shpirt të Edi Ramës.

Nxjerrja jashtë e jona u bë për të fshehur këtë dhunë dhe për të fshehur barbarinë që banda e Edi Ramës e veshur me uniformë ka ushtruar ndaj këtij djaloshi.

Kur prokurori Edi Rama së bashku me gjyqtarin Edi Rama nuk mund ta fshehin, kjo është e dokumentuar, e vërtetuar. Kjo është fytyra e këtij shteti”, u shpreh Noka.

Krahas deputetëve në sallën e gjyqit nuk u lejua të ishte i pranishëm as përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Të fundit