Flash News

KRYESORE

 Flamur Vezaj: Në grupin e Shijakut përfshihen Dako dhe biznesmenë të fuqishëm, ka përgjime

 Flamur Vezaj: Në grupin e Shijakut përfshihen Dako dhe

Gazetari investigativ Flamur Vezaj ka përforcuar edhe më shumë akuzat e opozitës se në dosjen e grupit kriminal të Shijakut është i përfshirë edhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në një prononcim për “360 gradë” në Ora News, gazetari thotë se nga përgjimet rezulton të janë të përfshirë edhe biznesmenë të fuqishëm që merren me pastrimin e parave.

“Nga rasti i trafikut të drogës në Shijak janë të përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë të lokaleve të natës të njohura që prej vitesh merren me pastrimin e parave. Në këtë dosje del edhe emri i kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako

Burimet e mia konfirmojnë se Dako është kapur në përgjime duke kërkuar vota dhe favore ndaj këtij grupit kriminal .

Në ditët në vazhdim do publikohen edhe përgjime të këtij grupi nga organet gjermane.

Deri tani janë ndërruar 5 prokuror për këtë çështje. Për këtë nuk besoj se Dako do ketë përgjegjësi penale sepse kanë arritur në një pikë të mos nxirret emri i tij, kam përshtypjen se është bërë një marrëveshje”, u shpreh gazetari.

Të fundit