Flash News

KRYESORE

Flamuri i Kroacisë digjet në Parlamentin e Serbisë. Kryeparlamentari kroat kthehet me urgjencë në Zagreb, kryeministri nuk i hap telefonin Brnabic

Flamuri i Kroacisë digjet në Parlamentin e Serbisë.

Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë tensionuar sërish pas veprimit vandal të deputetit dhe kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel, i cili dogji flamurin kroat në ambientet e Parlamentit serb gjatë kohës kur po zhvillohej vizita e delegacionit nga vendi fqinj.

Mediat e huaja raportojnë se Sheshel ka djegur flamurin dhe ka fyer delegacionin kroat që udhëhiqej nga kryeparlamentari Gordan Jandrokovic. Menjëherë pas ngjarjes, Jandrokovic ka anuluar takimet e planifikuara me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabic, duke u kthyer me urgjencë në Zagreb.

Veprimi i radikalit serb është dënuar nga kryeparlamentari, kryeministrja dhe presidenti i Serbisë, si dhe nga Bashkimi Europian.

Kryeministrja Brnabic u përpoq të qetësonte situatën duke telefonuar homologun kroat Andrej Plenkovic, por ky i fundit nuk i është përgjigjur telefonatës.

Kjo nuk është hera e parë që Sheshel djeg flamurin e Kroacisë, pasi një veprim të tillë e ka bërë edhe në vitin 2015-të përpara një gjykate serbe.

Të fundit