Flash News

KRYESORE

Flamuri në gjysmë shtizë, tre punonjësit e vrarë shpallen “Nderi i Bashkisë Mat”

Këshilli i Bashkisë Mat, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka shpallur “Nderi i Bashkisë” tre punonjësit e vrarë me breshëri plumbash.  Të vdekur mbetën tre punonjësit Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija, ndërsa u plagos rëndë Astrit Hani.

Autori, kryeplaku i fshatit Shlli Kujtim Hoxha  është vënë në pranga të policisë. Shkak mësohet se është bërë rruga për në shtëpinë e Hoxhës.

Deklarata e Këshillit Bashkiak:

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 11.10.2018 ora 18:30 pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:

Ju drejtohemi së pari familjarëve për t’ju shprehur dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Denojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrës. 

Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysëm shtizë”

Të fundit