Flash News

KRYESORE

Flamuri shqiptar në gjysmë shtizë në Afganistan. Ruçi dhe Kryemadhi shprehin ngushëllime për familjen e majorit

Flamuri shqiptar në gjysmë shtizë në Afganistan. Ruçi

Në bazën e  NATO-s "Camp Arena" në Herat të Afganistanit, flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë për të nderuar major Klodian Tanushin, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra në ngjarjen e 6 majit në Letoni, ku mbeti e vrarë edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Për ndarjen nga jeta të major Tanushit kanë reaguar sot edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ruçi: “Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi. Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë. Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës!”

Kryemadhi: “Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi! Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare! I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!”

Të fundit