Flash News

KRYESORE

Flamurtari surprizon mesfushorin; I uron ditëlindjen dhe i ndërpret kontratën

Flamurtari surprizon mesfushorin; I uron ditëlindjen dhe i ndërpret

Klubi i Flamurtarit njofton mbylljen e marrëveshjes me Alesio Hysenin. Mesfushori 22-vjeçar, i rritur në Itali me të rinjtë e Peruxhias, u transferua në vitin 2016 tek ekipi vlonjat, dhe në dy sezone e gjysmë, është aktivizuar në 45 takime, ku ka shënuar vetëm 2 gola në ndeshje Kupe, sezonin e kaluar.

Flamurtari njofton se palët e kanë mbyllur me mirëkuptim kontratën, dhe nga tani vlonjati Hyseni është një lojtar i lirë. Në fakt, kjo ishte edhe një “dhuratë” e hidhur për Hysenin, i cili ditën e sotme, më 4 janar, feston edhe 22-vjetorin e lindjes.

“Flamurtari F.C njofton përfundimin e bashkëpunimit me Alessio Hyseni. Mesfushori 22 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi mesfushorit të jetë lojtar i lirë. Flamurtari Football Club falenderon Alessio Hyseni për kontributin e dhënë me fanelën Kuqezi, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”.

Të fundit