Flash News

KRYESORE

‘Flas si mikeshë, por edhe si kolege’, Hajdari tregon bisedën me Salianjin pas vendimit të gjykatës për 1 vit burg

‘Flas si mikeshë, por edhe si kolege’, Hajdari tregon

Deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari ka komentuar vendimin për dënimin me një vit burg për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Në një intervistë për A2 Hajdari u shpreh se dënimi nuk do ta dëmtojë Salianjin dhe tregoi se sapo ka marrë vesh lajmin e ka telefonuar ish-deputetin.

 “E kam ndjekur pak këtë dënim dhe më erdhi jashtëzakonisht shumë keq. E kontaktova direkt dhe i thashë që kjo në fakt ty zoti Salianji të bën më të fortë dhe tregon që po bëhesh një politikan shumë i fortë, ke zemër të fortë dhe jam e sigurt që ke për të ecur para dhe s’ka për të dëmtuar fare.

Unë flas si një mikeshë e tij dhe më erdhi keq edhe si kolege, që kem i punuar bashkë”, tha Hajdari.

Vetë ish-deputeti pas vendimit të gjykatës tha ditën e djeshme se  ishte parashkruar shumë kohë më parë politikisht dhe shtoi se nuk do të ndalet për të drejtën.

Të fundit